Një “block bottom” qese prej 21L nga KESANOVA është përputhur me një numër kërkesash dhe konsideratash që ka pasur AYA Farm nga Piroku. AYA Farm përdor qese letre çdo mëngjes për të ofruar qumësht të freskët organik deri te dera e klientit.

Sipërfaqja e letrës me dimensione 320×220 mm përshtatet mirë me gjashtë shishe qumështi, shpjegon Gazmend Muharemi, i cili është sipërmarrësi vendas pas biznesit familjar AYA Farm. Prodhimi organik i fermës sapo është zgjeruar me kapacitete te reja, të cilat së shpejti do të fillojnë të funkcionojnë.
Biodegradueshmëria është vendimtare
Kur qumështi organik nga AYA Farm furnizohet me qesa letre 100% të biodegradueshme, don të thotë se merret përgjegjësi.
Ne kemi përdorur qese plastike më parë, por plastika mbetet kudo dhe nuk zhduket, shpjegon Gazmendi. Dhe sipas tij, ndotja është gjithkund:
“Kemi probleme me njerëzit që hedhin mbeturinat kudo. Sidomos materialet plastike dëmtojnë cilësinë e tokës. Mbeturinat i shpërndajnë qentë e pastrehë në vendet ku lopët kullosin. Vitin e kaluar kemi humbur një lopë nga kjo. “
“Qeset plastike mund të përdoren shumë herë, sigurisht, por kjo nuk ndodh, dhe pastaj ato nxejnë vetëm katër shishe”, shpjegon Gazmendi.
“Qeset e letrës mund të përdoren shumë herë, dhe këtë ne me të vërtetë e bëjmë.”
Jeff Lee, partneri i Gazmendit në AYA Farm, plotëson:
“Ne duam të veprojmë me përgjegjësi në lidhje me ambientin jetësor dhe natyrën, dhe ne besojmë se klientët tanë mendojnë një lloj. Prandaj, ndodhi qesja e letrës! “

Faktet rreth 21L qese me ngjyrë kafe nga KESANOVA:
- Bio-degradueshme
- Pa ose me gjurmë të ulët të dioksid karbonit
- Reciklabil
- Në vigjile te ligjeve anti-plastikës
- Shton besueshmërinë tuaj
- Shton vizibilitetin tuaj
- Fije të gjatë dhe të fortë primare
- Për përdorim të shumëfishtë E zëvendëson plastikën
- E zëvendëson plastikën