fbpx

Qese te reja për degën e ushqimit

Sot KESANOVA lançon një format të ri standard. Qese jonë me ngjyrë kafe 16L tani është në tregun maqedonas.

16L paper bag @ KESANOVA ДОО
16L paper bag @ KESANOVA ДОО

Qese e re “take away” 16L nga KESANOVA është një qese “block bottom” e bërë në ngjyrë kafe Virgin KRAFT, e ndarë midis 80% e virgjër dhe 20% e ricikluar.

Qesja mund të shërbejë për shumë qëllime, por me shumë mundësi është e përshtatshme për vendet maqedonase “take away”, ku thasët e bukës duket se përdoren në mungesë të qeseve të ndërtuara për qëllime “take away”.

Meqenëse qesja është mjaft e fortë, qesja do të përshtatet në mënyrë perfekte edhe për tregjet e gjelbra. Kjo është e rëndësishme nëse dhe kur mbajtësit e tregut do të fillojnë të kërkojnë një alternativë ndaj plastikës.

Ohri pajiset me eko qese ushqimi

Nga ky sezon, Ohrid Hоlidays prezanton qese letre për ushqim. Tur organizatori i njohur dëshiron të materializojë idealet e tij ekologjike, dhe tani turistët nga brenda dhe jashtë vendit marrin drekën e tyre në paketime miqësore me mjedisin.

Qesja elegante e letrës 12itërshe e Ohrid Holidays përshatet mire me liqenin e bukur të Ohrit. Duke filluar nga sezoni veror 2019, kjo qese praktike ushqimi do të shoqërojë mijëra turistë.

Qesja elegante e letrës 12itërshe e Ohrid Holidays përshatet mire me liqenin e bukur të Ohrit. Duke filluar nga sezoni veror 2019, kjo qese praktike ushqimi do të shoqërojë mijëra turistë.

Çdo vit, Ohrid Holidays organizon turne për më shumë se 10,000 mysafirë nga brenda dhe jashtë vendit. Shpesh, turistët pajisuen me drekën e paketuar para se të dërgohen në Manastir, Matka, në Shën Naum (Sveti Naum) ose në destinacione të tjera të njohura gjithandej në Maqedoninë Veriore.

“Ne nuk mund me përgjegjësi ti përcjellim mysafirët tanë gjithandej në vend me qese plastike”, thotë drejtori Chelik Asim.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se natyra e mahnitshme e zonës së Liqenit të Ohrit është jeta jonë. Ne jetojmë sipas natyrës, vlerësojmë natyrën dhe ne do të dëshironim të kujdesemi për natyrën tonë dhe për ambientin jetësor në përgjithësi “.

Terheqje turistike

Sipas traditës, turistët nga Holanda janë mysafirë të shpeshtë rreth liqenit të Ohrit. Ohrid Holidays janë organizatorë udhëtimesh dhe partnerë me TUI të Holandës.

“Mysafirët tanë holandezë dhe perëndimorë janë shumë më të vetëdijshëm përambientin jetësor se sa mesatarja këtu në Maqedoni dhe nuk kanë dëshirë të shohinambalazh plastike nëer ambientet e ndryshme dhe në natyrë”, thotë Chelik Asim, dhe vazhdon:

“Ne pajtohemi dhe ne të gjithë duam ta parandalojmë atë, prandaj tani ndërmarim hapin tonë të vogël. Kërkesa holandeze në fakt na ka ndihmuar të na shtyjë në drejtim të kërkimit të një zgjidhjeje më miqësore ndaj ambientit – si qeset e letrës. “

Ohrid Holidays shfrytëzojnë qese 12L

Në KESANOVA ju mund të gjeni madhësi të përshtatshme standard të qeseve të letrës kur bëhet fjalë për ushqime të paketuara apo ushqim për të marrë me vete.

Ohrid Holidays zgjedhi një qese ngjyrë kafe prej 12 litrash. Fundi i qeses ka dimensione 250×200 mm. Kjo është një madhësi e mirë për sanduiçë të ndryshëm dhe ushqime të vogla dhe të mëdha.

Dimensionet e mëposhtme përshtaten me një mori standardesh në paketimin e hamburgerëve, paqetëve nga alumini dhe paketimeve të tjera ushqimore që gjenden në versione më pak ose më shumë të përshtatshme për mjedisin.

Çmimet në KESANOVA nuk mvaren nga numri i ngjyrave të shtypura në qese. Ohrid Holidays shfrytëzojnë plotësisht këtë me logon e shumëngjyrëshme të tyre.

Faktet për qesen ngjyrë kafe 12 litërshe nga KESANOVA:

  • Bio-degradueshme
  • Pa ose me gjurmë të ulët të dioksid karbonit
  • Reciklabil
  • Në vigjile te ligjeve anti-plastikës
  • Shton besueshmërinë tuaj
  • Shton vizibilitetin tuaj
  • Fije të gjatë dhe të fortë primare
  • Për përdorim të shumëfishtë E zëvendëson plastikën
  • E zëvendëson plastikën

Ambienti jetësor, estetika dhe konsideratat praktike vlejnë në AYA Farm

Një “block bottom” qese prej 21L nga KESANOVA është përputhur me një numër kërkesash dhe konsideratash që ka pasur AYA Farm nga Piroku. AYA Farm përdor qese letre çdo mëngjes për të ofruar qumësht të freskët organik deri te dera e klientit.

“Block bottom” qese letre prej 21L (320x220x260), me dorezë, janë dorëzuar me logon e bukur të AYA Farm, e cila me ngjyrën e saj kafe natyrale sinjalizon qëndrueshmëri. Ferma ndodhet në Pirok ndërmjet Gostivarit dhe Tetovës.

Sipërfaqja e letrës me dimensione 320×220 mm përshtatet mirë me gjashtë shishe qumështi, shpjegon Gazmend Muharemi, i cili është sipërmarrësi vendas pas biznesit familjar AYA Farm. Prodhimi organik i fermës sapo është zgjeruar me kapacitete te reja, të cilat së shpejti do të fillojnë të funkcionojnë.

Biodegradueshmëria është vendimtare

Kur qumështi organik nga AYA Farm furnizohet me qesa letre 100% të biodegradueshme, don të thotë se merret përgjegjësi.

Ne kemi përdorur qese plastike më parë, por plastika mbetet kudo dhe nuk zhduket, shpjegon Gazmendi. Dhe sipas tij, ndotja është gjithkund:

“Kemi probleme me njerëzit që hedhin mbeturinat kudo. Sidomos materialet plastike dëmtojnë cilësinë e tokës. Mbeturinat i shpërndajnë qentë e pastrehë në vendet ku lopët kullosin. Vitin e kaluar kemi humbur një lopë nga kjo. “

“Qeset plastike mund të përdoren shumë herë, sigurisht, por kjo nuk ndodh, dhe pastaj ato nxejnë vetëm katër shishe”, shpjegon Gazmendi.

“Qeset e letrës mund të përdoren shumë herë, dhe këtë ne me të vërtetë e bëjmë.”

Jeff Lee, partneri i Gazmendit në AYA Farm, plotëson:

“Ne duam të veprojmë me përgjegjësi në lidhje me ambientin jetësor dhe natyrën, dhe ne besojmë se klientët tanë mendojnë një lloj. Prandaj, ndodhi qesja e letrës! “

Gazmendi Muharemi me djalin e tij Diar. Gazmend është sipërmarrësi vendas pas biznesit familjar AYA Farm

Faktet rreth 21L qese me ngjyrë kafe nga KESANOVA:

  • Bio-degradueshme
  • Pa ose me gjurmë të ulët të dioksid karbonit
  • Reciklabil
  • Në vigjile te ligjeve anti-plastikës
  • Shton besueshmërinë tuaj
  • Shton vizibilitetin tuaj
  • Fije të gjatë dhe të fortë primare
  • Për përdorim të shumëfishtë E zëvendëson plastikën
  • E zëvendëson plastikën