fbpx

Shoqëria civile & OJQ

Qeset tona “block bottom” të printuara ju përshtaten dy qëllimeve të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe organizatave joqeveritare (OJQ).

Paper bag brick bottom NGO

Qeset natyrisht që kanë funkcionin e vetë praktik- si për OSHC-të ashtu për OJQ-të. Mirëpo, për shkak të çmimeve të ulta dhe mundësisë për të porositur numër më të vogël, qeset mund  të ndihmojnë që organizata të lirohet nga një pjesë e mjeteve të destinuara per këtë, pa e rezikuar brendin e vetë.

Qëllime të shumënumërta praktike

Qeset e letrës shërbejnë për një spektër të nevojave të ndryshme edhe për organizatat.

Për shembull, OSHC-të dhe OJQ-të shpesh, në kuadër të evenimenteve të tyre organizojnë udhëtime në teren. Zakonisht, për të transportuar ushqime dhe pije për pjesëmarrësit, përdoren qese të najllonit. Nëse organizatat dëshirojnë të trasferohen në përdorim të letrës, ne ofrojmë formate të specializuara për transport të pakove të ushqimit për pjesëmarësit.

Nëse organizatat dëshirojnë të transferohen në përdorim të letrës, ne ofrojmë formate të posaçme për transport të pakove të ushqimit dhe pijeve (p.sh. 175x75x293 mm ose 220x125x290 mm).

Materialet për konferencë, siç janë programe, folder, fletore, kufje, harta dhe gjëra të tjera praktike munden shumë lehtë të paketohen në “block bottom” qese të letrës (p.sh. 320x170x350 mm  ose 320x170x400 mm) e cila përmban logon e evenimentit, sponsorin ose organizatën.

Profil i gjelbërt

Nuk ndodh shpesh që OJQtë ose OSHCtë të janë të interesuar për blerje të aksesoarëve ose efekteve që kanë për qëllim promovim të dukshmërisë. Mirëpo, organizatat shpesh kanë buxhete për blerjen e efekteve të ketilla dhe mjetet e destinuara për to nuk mund të shpenzohen për diçka jetër sepse janë pjesë e ndonjë granti, për shembull të BEsë.

Për këtë shkak, një numër më i madh organizatash të cilat realizojnë evenimente të financuara harxhojnë numër të madh të stilolapsave, çantave, kapelave, tullumbacave dhe të ngjashme, gjësende të pllastikës në ngjyra festive dhe me logo të printuar.

Kështu organizatat shpenzojnë para për efekte për të cilat nuk kanë shumë nevojë, dhe të cilat mund tjua rrezikojnë profilin e gjelbërt të tyre.

Në këtë kontekst, “block bottom” qeset e printuara të letrës janë zgjidhje e mire për organizatat që cilat synojnë të jenë miqësore me mjedisin, kanë buxhet që duhet të shpenzohet dhe njëherit duan të gjejnë mënyrë të mirë për ti ri-shfrytëzuar qeset e letrës me logon e printuar- para dhe pas mbarimit të projektit.

Brick bottom paper bag for CSOs